Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-I t me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht. Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e tij të dytë në Ballkan në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG). Dyqani i parë në rajon u hap pak ditë më parë në Shkup, ndërsa dyqani tjetër do të hapet së shpejti në Prishtinë. Ky hap sjell për konsumatorët shqiptarë një botë të mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësinë skandinave, duke ofruar një eksperiencë të freskët dhe të veçantë në tregun vendas të retail-it.

Hapja e Flying Tiger Copenhagen në TEG është pjesë e një partneriteti strategjik midis Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me synimin për ta zgjeruar brandin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon hapjen e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

Martin Jermiin, CEO i Flying Tiger Copenhagen, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me BALFIN, duke e përshkruar grupin si partner kyç rajonal:

“Jemi shumë të entuziazmuar që ndodhemi në Shqipëri. Për shkak të suksesit të madh që kemi pasur në Europën Lindore dhe Jugore, nga Polonia deri në Greqi, jemi jashtëzakonisht të emocionuar për dinamizmin e tregut, popullsinë e re dhe potencialin që ofron Shqipëria. Jemi shumë të kënaqur që e bëjmë këtë rrugëtim së bashku me BALFIN, një partner i fortë dhe i besueshëm me një përvojë shumë të ngjashme me tonën.”

Stiven Grunerud, Zëvendës President për Zhvillimin e Strategjisë në BALFIN, përmendi atraktivitetin unik të Flying Tiger Copenhagen.

 

“Ajo që e bën Flying Tiger të veçantë është se produktet ndryshojnë dhe shtohen vazhdimisht. Nuk viziton dyqanin vetëm një herë – je i ftuar të kthehesh rregullisht sepse gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar.”

Hapja madhështore mblodhi të ftuar nga Danimarka, përfaqësues të Grupit BALFIN, media dhe influencerë lokalë. Vizitorët përjetuan universin lozonjar të brandit përmes një atmosfere të gjallë, produkteve kreative dhe surprizave të vogla që shënuan këtë moment të veçantë. Me sharmin e tij skandinav dhe filozofinë “Një jetë më e pasur nuk kushton një pasuri”, Flying Tiger Copenhagen hap zyrtarisht dyert për klientët shqiptarë, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.

Flying Tiger Copenhagen planifikon të hapë 8 dyqane gjatë këtij viti, me një vizion ambicioz: 50 dyqane brenda 5 viteve në rajon.

Rreth Flying Tiger Copenhagen
I themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen operon sot me mbi 1,000 dyqane në 41 vende të botës. Brand-i njihet për rrënjët e tij skandinave, dizajnin me ngjyra dhe misionin për të shtuar pak më shumë gëzim në jetën e përditshme – duke kombinuar kreativitetin, funksionalitetin, përballueshmërinë dhe një angazhim të fortë ndaj qëndrueshmërisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu