
Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pas plagosjes së një 48-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
Ngjarja ndodhi dje dhe u pasua menjëherë nga ndërhyrja e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të cilat shkuan në vendngjarje për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.
Autori i dyshuar, R. L., 51 vjeç, me precedentë penal për vrasje dhe vepra të tjera penale, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin M. X., 48 vjeç. Viktima ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.







