Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas triumfit të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur entuziazmin e tij për këtë fitore historike, duke shkruar:
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi.”

Reagimi i Ramës vjen pas golit vendimtar të Rey Manajt, që i dha kuqezinjve tre pikë të arta dhe forcoi pozitat e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Botërorit.

Një fitore që ka bashkuar gjithë shqiptarët në një ndjenjë krenarie dhe gëzimi kombëtar.

 

Më herët kryeministri Edi Rama postoi golin e Rey Manaj në Serbi dhe momentet kur ai bën shqiponjën me duar duke marrë më pas edhe një karton të verdhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu