
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 9 Nëntor, pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi vlen vetëm për kryeqytetin deri në fund të tetorit kur mbahet seanca e kësaj gjykate për shkarkimin. Edhe nëse vendimi konsiderohet i ligjshëm sërish zgjedhjet nuk do të mbahen në këtë datë.
“Gjykata vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë’ informoi sot zyra e shtypit e Gjykatës Kushtetuese
Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.
Lreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në media se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.