Rreth orës 12:30 të mesditës së sotme, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti që drejtohej nga shtetasi Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishte informacion se ai qarkullonte me armë zjarri.

Në momentin që policia i ka komunikuar se do t’i bëhej kontroll automjetit, 31-vjeçari ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke përplasur disa automjete dhe një motomjet. Nga përplasja janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital.

Pas një ndjekjeje intensive, policia ka arritur të ndalojë automjetin. Gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se informacione më të detajuara do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve procedurale.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu