Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Policia thotë se lënda shpërthyese është vendosur në qepenin e një servisi automjetesh.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Më datë 28.09.2025, një qytetar, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./abclajme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu