
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna që vijon për ndërtimin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë që lidh Beratin me Gramshin.
“Dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.