
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë mbrëmjen e djeshme në darkën transatlantike në New York, e ftuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se takimi shënon një hap të rëndësishëm për thellimin e aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.
“Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio. Aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë,” shkroi ministrja Spiropali.
Ky takim vjen në një moment kyç të bashkëpunimit transatlantik, duke forcuar dialogun dhe koordinimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së në çështje të rëndësishme rajonale dhe globale.