Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë.

Policia bën me dije se tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu