Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në Dortmund e cila perfundoi 2-0 per organizatoret u ndërpre nga vetëtimat,breshri dhe shiu i dendur në stadiumin.

Ekipet rifilluan lojën rreth 24 minuta pasi gjyqtari Michael Oliver i largoi skuadrat drejt dhomave të ndeshjesh. Në fushë nuk raportohen pellgje, megjithëse pas rifillimit të lojës, disa lojtarët rrëshqitën.Rezultati ishte 0-0 në minutën e 35-të kur gjyqtari i largoi lojtarët nga fusha.

yacht hotel sarande

Fituesi do të luajë me Spanjën ose Gjeorgjinë në çerekfinale më 5 korrik.

Ngjarjet si kjo kanë qenë një problem për organizatorët e UEFA-s dhe Kampionatit Evropian shumë më tepër sesa për FIFA-n dhe Kupën e Botës.

Në Euro 2012 ndeshja e Ukrainës kundër Francës në Donetsk u ndërpre pas vetëm pesë minutash lojë nga gjyqtari Björn Kuipers. Pikërisht kur dukej se skuadrat do të duhej të ktheheshin të nesërmen për të rifilluar lojën në Donbas Arena, shiu pushoi dhe skuadrat rifilluan pas një pushimi 56-minutësh.

Në Francë, një ndeshje e Euro 2016 u ndërpre për disa minuta nga një stuhi breshëri në Lion, lojtarët e Irlandës së Veriut dhe Ukrainës dolën nga fusha në minutën e 58-të.

Një nga stadiumet e Euro 2016 u bë me  fushë të re tpas disa javësh shiu të vazhdueshëm dhe pak diell në Lille.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu