Kryeministri Edi Rama ka shpallur si një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt integrimin e inteligjencës artificiale (AI) në sistemin shëndetësor.

Rama tha se qëllimi është që sistemi shëndetësor të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët, duke u mbështetur në dy shtylla kryesore: zgjerimin e aleancave ndërkombëtare dhe futjen e AI në mjekësi. Ai përmendi marrëveshjen e nënshkruar për QSUT-në dhe universitetin mjekësor, ndërsa njoftoi plane për hapjen e një universiteti të ri në Fier dhe një spitali ekselence që do të shërbejë edhe për turizmin shëndetësor.

Kryeministri bëri të ditur se janë në bisedime me një nga kompanitë më prestigjioze britanike në fushën e AI në shëndetësi.

“Jetojmë në kohën e progresit eksponencial. Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të investojmë siç duhet për sukses. Teknologjia është një bekim për vendet në zhvillim si yni, por nuk mund të zëvendësojë edukimin dhe specializimin e mjekëve. Duhet një trupë mjekësore e mirëinformuar për çdo të re,” – u shpreh Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu