
Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar katër urdhra ndalimi, mes tyre ndaj dy punonjësve të policisë, të dyshuar për ngacmim seksual ndaj të miturës në Përmet.
Policët e përfshirë janë Pajtim Baka 55 vjeç, njerku i vajzës, dhe Artur Ago 53 vjeç. Ky i fundit është i shpallur në kërkim dhe dyshohet se është larguar drejt Greqisë.
Ndërkohë, dy personat e tjerë të arrestuar janë K.P. 46 vjeç dhe shoku i tij I.P. 27 vjeç. 46-vjeçari dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën 16-vjeçare.
Nga hetimet ka rezultuar se njerku i vajzës, polici 55-vjeçar, ka abuzuar seksualisht prej 3 vitesh, kur e mitura ka qenë 13 vjeç.
Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, që akuzohen për shtrëngim me kanosje për dhënien e pasurisë.
NJOFTIMI:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P. 26-vjeç dhe K.P. alias E.P. 46-vjeç nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.
Më datë 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mituskandr, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale.
Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime.
Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie.
Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.
Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.
/vizionplus.tv