
Qindra qytetarë dhe ish-veteranë të luftës janë mbledhur në Hagë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Shqiptare nga vende të ndryshme të botës kanë udhëtuar drejt Hagës për të marrë pjesë në këtë protestë, e cila është thirrur si shenjë solidariteti ndaj të akuzuarve në këtë proces gjyqësor.
Për arsye sigurie, protesta nuk do të zhvillohet para selisë së Gjykatës Speciale, por në një zonë të afërt të autorizuar nga autoritetet holandeze.
Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive, duke theksuar mobilizimin e madh të shqiptarëve nga diaspora dhe nga vendet e rajonit.
Për protestën ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili krahas videos shkruan: LIRIA KA EMËR! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant! LIRI PËR ÇLIRIMTARËT.