Ambasada amerikane në Kosovë njoftoi sot se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, ndërkaq pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se veprimet e Qeverisë së Kosovës, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Sipas tij, në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës./Telegrafi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu