Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga kantieri i ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në qytetin e Vlorës, i cili po ngrihet pranë lagjes së dikurshme të hebrenjve dhe afër sheshit kryesor të qytetit.

Rama theksoi se ky muze do të shërbejë si dëshmi brez pas brezi e historisë së shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, duke nënvizuar se populli shqiptar shkroi faqen më të lavdishme të Besës së tij në ato vite të errëta.

Projekti i muzeut ndërthur arkitekturën tradicionale me elementët bashkëkohorë, duke ruajtur muret origjinale të ndërtesës dhe tiparet arkitektonike historike, të cilat do të integrohen me volum ndërtimor modern dhe teknologji të reja ekspozimi.

Ky institucion i ri kulturor pritet të kthehet në një qendër të rëndësishme kujtese dhe identiteti për Shqipërinë, duke forcuar më tej lidhjet e saj historike me popullin hebre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu