Nga Ferdinand Samarxhi

NË VEND TË PROLOGUT…

Mbi 1 miliard e 500 milionë njerëz në të gjithë rruzullin, në gjitha skajet e dheut përjetojnë këto ditë të këtij muaji simfoninë e madhështisë hyjnizuese të kambanave, katedraleve, kishave për gruan që bëri histori, që u kthye në legjendë, që sfidoi dhe modifikoi portretin e shekullit, që lindi nga dheu i këtij vendi. Kërshëri luftërash, gjakderdhjesh, legjenda kreshnikësh, hyjnizim epos heronjsh. Njerëz të egër për liri, gra të një kohe barbare që gugutitin gjuhë të ashpër. Pëllumbesha Oristriadhiote. Peleje që tregojnë për njerëz, në dodonën pellazgjike, profeci. Kohë të një gjeneze, të një toke të lashtë sa dhe vetë dheu i krijuar. Orakuj tempujsh, Jupiter thesprot. Tokë molosësh. Dodonë që thërret thellë në mitologji. Shkrime të shenjta, kodikë qytetërimi të një bote të hershme. Tokë e lashtë ilire, Papë të një gjeneze, që thërrasin omeli për njerëzimin, për kohët. Perandor gjaku të fisëm që gdhendin histori luftërash. Pararendëm kështu para të tjerëve, para të mëdhave perandori, para të mëdhenjve kombe e popuj. Shumë shkruan histori: perandorë, komandantë, strategë, mbretër lanë gjurmë. Të tjerë kohët me historinë u zvenitën, u harruan.

Panteoni ynë, i një gjeneze të hershme, gdhendi histori të ndritur. Kreshmët e bardha, të majë maleve, përcollën kohë pas kohe me kthetrat e tyre ngjarje që thuren legjenda, rritën heronj. Trualli lindi njerëz të mëdhenj që mitizuan kombin me besimin e Hyut të këtyre anëve. Njerëz që kohët sado të largohen, sado të veniten nga pluhuri i mjegullnajës së harresës, konturet e tyre gjithnjë e më shumë rriten në horizont. Pap¸ me origjine Ilire: Papa Shën Eleuteri, 171:185, prej një Nikopolit të Epirit, Prevës, që renditet i 14-ti në listën e Papëve, Shën Urbanit të parë 222-230 prej Ilirie, që renditet i 18-të në listën e Papëve, Shën Kai Papë 283-296 prej Salone Dal-maci, Papa Gjoni IV Dalmat 640-642, Papa Pali IIV Karafa 1555-1559 që renditet i 45-ti në listën e Papëve. Gjatë kohës dhe nën drejtimin e Tij, botohet libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”. Papa Sisti V, Pereti, 1585-1590, familja e tij emigroi nga Kotori, që renditet i 229-ti në listë.nene tereza

Papa Klementi XI, Albani, 1700-1721, që renditet i 245-ti. Me urdhër të Tij u mbajt Kuvendi i Arbrit, në 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi për hapjen e shkollës së pare shqipe. Nga ky vend shqiponjash do të linde Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që mbrojti civilizimin europian përtej Adriatikut nga sulmet e hordhive osmane, që Papati e nderoi dhe vlerësoi duke e quajtur atlet i Krishtit. “Nga tradita e kësaj kishe e këtij vendi doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, mirësisë, dashurisë e humanizmit që modifikoi fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftëra të nxehta e të Ftohta. Ajo është bija e madhe e këtij kombi të vogël, e Lumja Nënë Tereze. Ne jemi populli i Nëne e Terezës”, – shprehet Presidenti Nishani.


Nexhmije Hoxha pret Nënë Tereza: Ne kemi kujdes për shëndetin e njerzëve tanë

NGA KY TRUALL DO TË LINDTE SHQIPONJA NËNË TEREZË…

…Bota dhe gjeneza jonë do të përjetonte lindjen e një shqiponje, që do të pushtonte tashmë me krahët e saj jo vetëm kombin e gjenezën tonë, por gjithë galilenë e madhe të kombeve. Do të lindte si krenari dhe lavdi e gjenezës sonë. Kjo është Nenë Tereza, që lindi në Shkup të Shqipërisë, të pushtuar prej perandorisë osmane. Ajo do të lindte në 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes së saj, u pagëzua në kishën e zemrës së Krishtit nga famullitari atdhetar dhe patriot Don Zef Ramaj, ditë të cilën ajo llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë në familjen e Kol Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj nga Novo Sella e Gjakovës.


Përcjellja e Nënë Terezës nga Llambi Gegprifti pas pritjes së parë të ardhjes së saj në Shqipëri

Nënë Tereza ishte pjesëtare e një familjeje me motër Age e vëllain Lazër. Vëllai Lazër studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Babai i saj merrej me tregti, por si shqiptar, udhëhiqej nga ideja patriotike e kombëtare. Shpesh organizonte takime dhe mbledhje me patriotet shqiptar për çështjet kombëtare, gjë që nuk ra mirë në sy nga shërbimi sekret serbo-maqedon. Shumë shpejt në vitin 1919 Kolën do ta helmatisnin duke bërë të mundur ndalimin e veprimtarisë patriotike të tij dhe duke lënë vetëm 8 vjeç Gonxhen. Në 1 janar të 1918 në bazë të traktatit të Versajës, Shkupi do t’i merrej Shqipërisë e do i kalonte Maqedonisë së sotme të Veriut. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkolle shqipe ne Shkup, ku po ashtu kreu edhe gjimnazin, por në gjuhën serbokroate. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeç dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator të 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin me kurrë.

PËRVUAJTJET SHPIRTËRORE, MISHËRIMI I ZOTIT…

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shume se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza këtë gjë do ta merrte vesh vonë, pasi censura ishte e tillë që nga frika e ndëshkimit të diktaturës së egër që nuk e lejonte besimin. Në vitin 1959 Nënë Tereza e vëllai i saj Lazer u takuan në Romë, që të dy tepër të brengosur pasi kishin pa parë nenën e motrën e tyre. Në fillim të viteve ‘70 kur Nënë Tereza mësoi për gjendjen shëndetësore të nënës së saj siç tregon bibliografi i saj, Don Lush Gjergji, drejtoi sytë nga qielli dhe tha: “O Zot unë e kuptoj, por e kam të vështirë të pranoj dhe ta kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyme nuk dëshiron asgjë tjetër veç të shohë edhe një herë”. Edhe pse shumë letra iu drejtuan Hoxhës nga personalitete të mëdha si ish-gruaja e parë e SHBA, Zhaklin Kenedi, Presidenti De Gol etj., përsëri ajo nuk mund të shihte loken e saj dhe një ditë të keqe do t’i drejtohej motrës se saj: “Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm të lutem për ju”.

Më 4 korrik të vitit 1972, vëllai i saj, Lazeri, do t’i çonte Nënë Terezës lajmin e kobshëm se nëna e tyre vdiq me dhimbje në zemër që nuk arriti të shihte birin në Itali dhe bijën misionare në Indi. Dhe motra e saj, Agia, do të vdiste një vit pas nënës së saj.

JEZUSI E THIRRI ATË…: EJA MË BART NË KASOLLEN E TË VARFËRVE…

Kur ishte 18 vjeç, ajo do t’i shprehej bashkësisë së rregulltarëve të motrave të Loretës… “E ndieja thellë në zemrën time që Zoti me thërriste për një mision,. por nuk e dija e nuk e kuptoja, pse dhe si”. Duke udhëtuar, më 10 shtator për në Darjeling, një qytet i vendosur nën Himalajë, në tren ajo dëgjoi zërin hyjnor. Kjo ishte thirrje që duhet të linte Kuvendin e Loretos, që të ishte në gjendje që t’u përkushtohej tërë jetën të varfërve. Zëri tashmë e thërriste qartas” “…eja, eja me bart në kasollen e të varfërve… eja dhe bëhu drita ime”.

Ramiz Alia pret Nënë Tereza: Nuk na lejon Kushtetuta për hapjen e misionit tuaj
Ramiz Alia pret Nënë Tereza: Nuk na lejon Kushtetuta për hapjen e misionit tuaj
Shpirtërorit Celesti Van Exemit, ndër të tjera do t’i shkruante: “Kam ardhur në Indi vetëm me shpresë që të shpëtoj shumë shpirtra dhe të fitoj kurorën e martirizimit. Apostullimi, që e kam zhvilluar gjatë gjithë këtyre viteve më ka ndihmuar shumë në zbatimin e kësaj detyre”.

EJA, EJA NA SHPËTO, NA SILL TEK JEZUSI

Sot kam marrë një mësim të mirë: varfëria për të varfrit është me e rëndë se çdo gjë… “O Zot, nëse nuk mund të bëj asgjë për këta njerëz të mirë, atëherë më jep së paku fuqi që të vdes në mesin e tyre për ta dëshmuar dashurinë tënde, dashurinë e Zotit pikërisht atyre që i ka shkelur ‘jeta’, varfëria, sëmundja, gërbula”… Leja për këtë, prej Romës, erdhi më 7 shtator 1950. Në prill të 1952-it, ajo i shkruante Imzot Perierit kështu: “Dua të bëhem shërbëtore për të shuar etjen e Jezusit për dashurinë ndaj shpirtrave. Dua rreth vetes të mbledh shpirtra të tjerë, që do të bënin të njëjtën gjë për t’u shërbyer të varfërve ndër më të varfër, më të braktisurit, më të përbuzurit. Miliona të tillë jetojnë nëpër fshatra të Indisë, duke mos e njohur Zotin dhe Jezusin, në mëkate të tmerrshme. Do t’i afrohemi Krishtit dhe Krishtin do t’ua ofrojmë atyre”.

Papa Françesku: Ky shesh mban emrin e bijës së madhe e të përvuajtur Nënë Tereza
Papa Françesku: Ky shesh mban emrin e bijës së madhe e të përvuajtur Nënë Tereza
Më 17 gusht 1948 veshi sarin e bardhë dhe filloi jetën e re si misionare e dashurisë. Kur arriti në Patna për të mësuar sadopak shërbimin ndaj të sëmurëve, në një fletore të shënimeve kishte shkruar kështu: “O Jezus, dashuria e vetme e zemrës time, dua të vuaj atë që vuaj dhe çdo gjë që Ti do të lejosh, të vuaj nga dashuria e pastër ndaj teje e jo për merita, që do të mund të fitoja apo dhurata që më ke premtuar, por vetëm për të të kënaqur ty, për të lëvduar ty, për të bekuar ty, si në gëzim ashtu dhe në pikëllim. O Zoti im, – thoshte Nënë Tereza – me zgjedhjen time të lirë nga dashuria për ty, dua të mbes e ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për ty”. Nënë Tereza thoshte: “Nëse lutemi, do besojmë! Nëse besojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do shërbejmë”!

NËNË TEREZA SFIDOI EGËRSINË NJERËZORE, BARBARINË E SHEKULLIT…

Nënë Tereza sfidoi shekullin e luftërave, shekullin e barbarisë, shekullin e egërsisë njerëzore. Ajo sfidoi çdo gjë të pamundur, mbinjerëzorja Nënë e gjithë botës. Sfidoi vuajtjet, shekullin në të cilin jetoi. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botën më të mirë, njerëzimin më të mbarë. “Zoti na ka krijuar për gjëra të mëdha, për të dashur dhe për të dhuruar dashuri. T’i pranojmë njerëzit, jo në shpellën e ftohtë të grazhdit të zemrës sonë, por në një zemër plot dashuri dhe përvujturi, një zemër të dashurisë së nxehtë..”.

Grazhdi i Betlehemit ishte grazhdi që Nënë Tereza thoshte: “Kuptojmë si na do duke vuajtur, kur meditojmë për kryqin kuptojmë si na ka dashur. Ne të gjithë duhet të bartim gëzimin e dashurisë”.

Shtëpia në Shkup ku lindi Nënë Tereza
Shtëpia në Shkup ku lindi Nënë Tereza
Etja e Krishtit në Kryq, etja e dashurisë së Hyut për njerëzit, etje e dashurisë së Nënë Terezës për të vuajturit…

Ashtu si Krishti në kryq mbushi etjen e Hyut me etjen e dashurisë për njerëzit, Nënë Tereza mbushi etjen e Krishtit me dashurinë për të vuajturit, globuarit. Vuajti siç vuajti Shën Mëria para kryqit. Vuajti për ata që vuanin duke thirrur Jezusin. “Eja, eja na shpëto! Kur dhimbja dhe nata bëhet tepër e errët dhe unë martirizohem për ata që nuk kanë shpresë, më duket se do të shkoj në ferr dhe do t’i ofroj veten time Jezusit. Tash nga vetja gëzohem që hareshëm e kam mbajt kryqin tim me Jezusin. Kishte shume vuajtje, kishte shume çaste që kryqëzimi i kryqit ishte falënderimi i Zotit.

VUAJTJA ISHTE E MADHE, POR ME E MADHE ISHTE DASHURIA…

Vuajtja ishte e madhe, por më e madhe ishte dashuria… vuajtja vetvetiu nuk është asnjë, por si pjesëmarrje në vuajtjet e Krishtit është dhuratë. Njerëzit që vuajnë janë për Jezu Krishti, janë dashuri. Sot, bota është kalvar i hapur dhe në s’mund të shkojmë te Jezusi pa përqafuar kryqin e Tij. Mundimi për ne është se shenja se edhe ne jemi afruar Jezusit ne kryq. Kjo është pavdekësia, që nuk mbaron të premten e madhe, por me ngjalljen e tij. Dhe ne, në sajë të dashurisë, do të ringjallim botën dhe do të shpëtojmë atë. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botë më të mirë e njerëzit më të mbarë. Mundohu të mos ua vritni njerëzve sadopak buzëqeshjen. Varfëria nuk është krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar vetë atë. Ju dhe unë, me egoizmin tonë e kemi prodhuar atë. Sikur të kishte të varfër në hënë, ne duhet të shkonim dhe atje.

VARFËRINË MUND TA GJEJMË KUDO NË BOTË, POR DUHEN SY PËR TA PARË

Varfërinë mund ta gjejmë kudo në botë, por duhen sy për ta parë. Kudo në botë gjenden njerëz që nuk i do kush, që janë braktisur dhe harruar nga shumëkush. Kjo thoshte Nënë Tereza është varfëria më e madhe, më e tmerrshme. Vetëm në parajsë do ta kuptojmë se sa borxh u kemi ne të varfërve, sepse ata kanë ndihmuar Zotin më shumë dhe duke dashur Zotin më shumë, do të bindemi që vdekja është kthim në shtëpinë e Zotit. Nënë Tereza sfidoi jetën, kur jeta ishte në pamundësi të ekzistencës së saj. Më dashuri për vuajtje ajo shpëtoi 750 mijë fëmijë, mjekoi 960 mijë të sëmurë, trajtoi e vetme 47 mijë persona me lebrozë, u kujdes për 3 mijë e 400 pleq, birësoi 160 fëmijë ilegjitime, ndërtoi: 610 shtëpi me katër mijë motra misionare në 123 vende të botës.

Nënë Terëza u ngrit si një kolose e madhe e mendimit të dashurisë mbinjerëzore, e bamirësisë absolute hyjnore…

Nënë Tereza fali dashuri të madhe. Veproi me zemër hyu, në qoshet më të errëta të varfërisë, skamjes, mjerimit. Dhimbja e një nëne, zemër e përvuajtur preku çdo gjë me dorë që mjekët nuk guxonin t’i preknin dhe me doreza. “… Çfarë bën ti Nënë Tereza, – i tha gazetari amerikan, kur pa Nënë Terezën duke mjekuar një lebrozë – nuk do ta bëja për 1 milion dollar”. “Me të vërtetë – iu përgjigj Nënë Tereza, nuk do ta bëje kurrë për miliona të tërë dollarë”. Nënë Tereza, nëna universale e dashurisë… Nënë Tereza u ngrit si një kolose e madhe e mendimit e dashurisë mbinjerëzore, e bamirësisë absolute hyjnore. Si misionare e Zotit, iu drejtua dhe u foli gjithë njerëzve, popujve, kombeve në gjuhën e tyre. Ajo formuloi dhe kompozoi në pak germa të vetmen fjalë dhe simfoni, “dashuri-simfoni të jetës”. Në më pak se dy vjet pas vdekjes së saj, 5 shtator 1997, për shkak të përhapjes së formës së nënës së dhembshur në gjithë botën, nënës së paqes dhe dashurisë universale, Papa Gjon Pali i dytë certifikoi hapjen e çështjes së kanonizimit të saj. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet dhe mrekullitë e bëra. Në vitin 2003 u bënë ritualët e Beatifikimit, si fazë e dytë që i parapriu shenjtërimit. 19 tetor 2003, Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali i dytë e shpalli “Të Lume”, misionaren e madhe botërore me origjinë shqiptare, Gonxhe Anjeza Bojaxhiu, e njohur ne botë si Nënë Tereza, mes qindra e mijërava pelegrinëve të ardhur nga gjithë bota.

NËNË TEREZA NOBELISTE…

Më 10 dhjetor 1979. Nënë Tereza mer Çmimin Nobel …Salla mbretërore Nobel. Personalitet nga më të mëdha të botës, shkencëtar, filozof, akademikë, mbretër, udhëheqës shtetesh, kanë mbushur sallën si asnjëherë Nobelin për të parë nga afër gruan që sfidoi shekulli, kolosen dhe vizionaren e kohës. Heshtje, pllakosje e madhe. Nobeli dëgjon lehtë letitjen e sandaleve të varfra të një gruaje që ecën drejt sallës për të kumtur histori nga më të padëgjuarat. Olso pushtohet nga një simfoni e madhe heshtje duke dëgjuar gruan thatime, që mbante brenda shpirtit një botë të madhe, një revolucion që kohët s’e kishin përjetuar. Të gjithë pritnin fjalime të mëdha oratorie zyrtare që zakonisht mbahen në të tilla salla. Ndërsa Nënë Tereza pa një protokoll dhe pa letër do të thyente qetësinë e sallës, duke i ftuar të gjithë për t’iu drejtuar dhe lutur Hyut: …Për kohët që jetojmë duhet të lutemi, të falënderojmë Zotin! Duajeni njëritjetrin si në ungjill, siç ju desha unë: “Siç ju dua, ju dua siç më deshi Ati”. Nuk mjafton të themi se Zotin e duam, por jo të afërmin. Si mund të dashke Zotin që nuk e sheh, kur nuk do të afërmin, tjetrin që e sheh që vuan, e prek e jeton pranë tij. Një ditë vizitova një shtëpi pleqsh. Siç më tha motra ime, sytë e tyre drejtohen gjithnjë sa herë porta hapet. Presin, shpresojnë se një ditë, një prej bijve, bijave, të afërmve, ndonjë njeri do t’i shohë. E ndjejnë veten të plagosur, të harruar. Pikërisht këtu duhet të trokas dashuria…

Në mbrëmje gjetëm në rrugë katër vetë në kushte tepër të tmerrshme. Mes tyre një grua. U kujdesa me gjithë dashurinë që kisha në shpirt. E shtriva butë në krevat dhe i pashë në fytyrë një buzëqeshje mirënjohje. Gruaja më mori dorën që akolohej dhe më tha një fjalë të vetme: Faleminderit! E vdiq! Ç’bëra, e ç’i dhashë unë? Ajo më dha më tepër se sa unë i dhashë? Më dha të fundmen dashuri. Ashtu si burri që gjetëm në kanal, gjysmë të brerë dhe e sollëm në shtëpi. “Jetova në rrugë të madhe si kafshë, por po vdes si engjëll në krahë të dashurisë”. Belbëzoi burri dhe vdiq. “… Në një familje me tetë fëmijë prej ditësh nuk kishin ç’të hanin. Në sytë e fëmijëve pashë ethet e urisë dhe mungesë dashurie. Dhurova me sa mundësi kisha oriz si ushqim për to. Për pak çaste ngela si e hutuar, se gruaja më humbi nga sytë. Por, mësova gjënë më të madhe që nuk kisha përjetuar ndonjëherë. Nëna kishte ndarë urinë, kishte dhuruar gjysmën e orizit për fëmijët e një familje tjetër, të mjerë myslimane. Lexova gëzimin e madh në sytë e saj: “Dhembjen e ndau me dashuri me të tjerët”. …Paratë që do të marrë me këtë çmim të paqes do të përpiqem të ndërtoj një shtëpi për ata që nuk kanë strehë ku të fusin kokën, për sa më shumë prej tyre. E ndjej se vuajtja dhe mundimet e Krishtit përjetohen sërish kudo. Prelud madh përulësie dhe jo lavdie si që gjithë të tjerët nobelistë. Të pagëzuar nga rrëfimet, bëma që si në përrallëza mund të ndodhin, një zë, një mëkatar do të prishë heshtjen dhe do t’i drejtohet gruas, që në ato çaste e shkruajte një histori të patreguar: Nga vini e nga jeni ju?

Gruaja thatime, e vogël, e vuajtur, por krenare për gjenezën e saj, kombin, popullin e saj epiriot, pushtoi botën. Simfonia e madhërishme, magjepse e nobelit kapërceu kufijtë, detet, oqeanet, shtetet dhe planetët. Ngjalli zjarr dhe dëshirë për ta bërë gjithkush të sajën, të tijin. Në sallë iu afrua pasaportë dhe shtetësi amerikane. Gruaja me përulësi, modesti fisnike puthi flamuri dhe shkabën e zezë dy krenare të flamurit tonë kombëtar.

PËRVUAJTJET MISHËRIMI I ZOTIT…

Pas 30 viteve do të duheshin që Nënën Tereza do të takohej me të vëllanë Lazerin. Kur nënë Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore, Nënën Tereza këtë gjë do ta merrte vesh vonë, pasi censura ishte e tillë nga diktatura e egër që nuk lejonte besimin. Në vitin 1959, Nënë Tereza dhe vëllai i saj Lazer në Romë, që të dy të brengosur, pasi kishin pa parë nënë dhe motrën e tyre. Në fillim të viteve ‘70, Nënë Tereza mësoi për gjendjen e keqe shëndetësore të nënës së saj. Edhe pse shumë letra iu drejtuan Enver Hoxhës nga personalitete të mëdha, si ish-gruaja e parë e SHBA, Zhaklin Kenedi, Presidenti De Gol i Francës etj., përsëri ajo nuk mund të shihte loken e saj dhe në një ditë të keqe do të drejtohej duke i shkruar motrës së saj: “…Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm të lutem për ju”. Më 4 korrik të vitin 1972, vëllai i saj Lazeri lajmin e kobshëm se nëna e tyre vdiq me dhimbjen në zemër që nuk arriti të shihte të birin në Itali dhe bijën saj Nënën Terezën. Motra e saj, Age do të vdiste një vit pas nënës së saj.

Për 60 vjet kam vizituar gjithë botën, por vendin tim ende se kam parë…

Në vitin 1989 pasi i kishte dërguar 3 letra Komitetit Shqiptar për marrëdhëniet me jashtë, Nënë Tereza do t’i drejtohej edhe Presidentit të kohës të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alisë, duke i thënë: “Për 60 vjet kam vizituar shumë vende jashtë atdheut tim, por vendin tim, Shqipërinë, ende se kam vizituar ende se kam parë”. U desh të vinte viti 1989 kur Europa po përjetonte valët e fuqishme te demokracisë, që të kujtohej qeveria shqiptare, ti jepte një pasaportë diplomatike, bijës së popullit të vet, për të vizituar popullin e saj.

NËNË TEREZA HAP MISIONIN E PARË TË BAMIRËSISË NË SHQIPËRI…

Pas shumë përpjekjesh, bisedimesh, me udhëheqësit e shtetit komunist Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën etj., duke i bindur se kishte ardhur koha për të hapur misionin e saj si një mision bamirësie, arriti ta hapë atë.

Dashuri për Kombin shqiptar, Papa Françesku përqafon si vëlla në Zot Kryegjyshin Botëror shenjtërinë e tij H. Dede Edmond Brahimaj
Dashuri për Kombin shqiptar, Papa Françesku përqafon si vëlla në Zot Kryegjyshin Botëror shenjtërinë e tij H. Dede Edmond Brahimaj
NËNË TEREZA HAP KRYEGJYSHATËN BOTËRORE BEKTASHIANE

Në proboninë hyjnore, Nënë Tereza shfaqi dashuri, jo vetëm për të varfrit, por etja e saj për të mbushur etjen e dashurisë së Jezusit me apostolimin dhe martirizimin që kish fituar, ndjente dhimbje e vuajtje për vëllezërit e saj bektashian, që edhe pse agu i lirisë kishte flladitur tokën tonë, ende nuk kishin shtëpinë e Zotit, faltoren e tyre, ku t’i faleshin e luteshin Zotit. Nënë Tereza do të luftonte dhe do t’i kërkonte pushtetit komunist të kohës, personalisht Ramiz Alisë që të lirohej shtëpia e Zotit, e vëllezërve bektashian, e cila u rihap më 22 mars 1991, ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit. Mes pjesëmarrësve, Kryegjyshit Botëror Dede Reshat Bardhit, Baba Bajram Mahmutaj, Baba Selim Kaliçani, nismëtarëve të komisionit Skënder Gazheli, Hysen Ibrahimaj, Musa Mara, Ibrahim Hasnaj, sekretar i Komisionit Nismëtar, të riut Edmond Ibrahimaj, si promotor dhe pjesëmarrës në përurim, besimtarëve e të tjerë foli dhe përshëndeti shenjtorja Nënë Terezë. “… Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që ndodhem sot pranë jush në hapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, shtëpinë tuaj të Zotit, qendër ku humanizmi, dashuria njerëzore zë vendin e parë. Gëzuar shtëpinë tuaj të Zotit! Gëzuar festën tuaj, Sulltan Novruzin”! Në fjalën e saj ajo do të vlerësonte Dede Reshat Bardhin si një bari i përvojtur, apostul i vërtetë i besimit, dishepull i dashurisë dhe porosisë hyjnore të Zotit. Shqiptarët kudo përjetuan këtë jubile të madh me bijën e tyre të lëvduar Nënë Tereza, si simbol të dashurisë njerëzore të gjithë botës.

NËNË TEREZA MADHËSHTI, LAVDI, KRENARI, NDRIÇIM PËR BOTËN, SHQIPËRINË

Perez de Cuellar e cilësonte Nënë Terezën: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë”.

“Nënë Tereza kish jetuar për qëllime të mëdha”,- Navas Sharif, Kryeministër i Pakistanit.

Në qershor të vitit 2002, Bill Clinton do të tregonte: “Nënë Tereza ishte e para, ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani, ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nënë Terëza foli përtej së pamundurës dhe iu drejtua njerëzve, gjithë popujve të botës në një gjuhë dhe fjalë të vetme të përbashkët zemre “dashuri”.

“Kam lindur në Shkup”, do të shprehej Nënë Tereza në sallën e Oslos, “jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë, punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë, atdheu im është një vend i vogël, Shqipëria”. Ne nuk jemi një popull i vogël, pa emër dhe i padëgjuar sepse i kemi dhuruar gjithë botës 7 Papë të gjenezës sonë, heroin e kombit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, atletin e Krishtit, mbrojtësin e civilizimit europian, pararendësin e historisë, një NËNË kaq të madhe NËNË TEREZËN, simbolin e triumfit të dashurisë ndaj egërsisë njerëzore dhe barbarisë së shekullit. I kemi dhuruar botës një vizion të ri për jetën, shoqërinë njerëzore, galilenë e madhe të kombeve. Kemi ndërtuar për të gjithë botën qytetërimin e dashurisë, lirisë, paqes, humanizmit dhe prosperitetit për të gjithë. Ne jemi shqiptarë, populli i Nënë Terezës dhe si të tillë, portreti i fotografisë së Nënë Terezës mund të vendoset në pasaportën shqiptare, që ky Kuvend i ri i Shqipërisë mund të ndriçoj më shumë historinë e kombit tonë, të kësaj nënë që tashmë pushtoi botën, kapërceu detet, oqeanet kontinentet dhe mban lart kombësinë shqiptare, që gjithmonë të rrezatojë siç ka rrezuar në kohët e hershme të historisë, një inkandeshencë njerëzore, humanizmi botëror të paqes, lirisë, duke përcjellë gjithnjë mesazhin ungjillor të Krishtit: Paqe mbi dhe, dhe me të gjithë njerëzit MIRËDASHJE! Origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Gonxhja, Nënë Tereza është sot dhe do të jetë në shekuj, kohëra simboli i nënës se gjithë botës, popujve, feve dhe qytetërimeve.

/Gazeta Panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu