Një sulm ajror izraelit ka goditur kryeqytetin e Katarit, Doha, me objektiv eliminimin e drejtuesve të Hamasit, por organizata palestineze ka deklaruar se ekipi i saj negociator ka mbijetuar.

Sipas Hamasit, në sulm u vranë gjashtë persona, mes tyre djali i kryenegociatorit të grupit, Khalil al-Hayya, drejtori i zyrës së tij dhe një pjesëtar i forcave të sigurisë së Katarit.

Qeveria e Katarit e ka cilësuar sulmin si një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, ndërsa ka theksuar se nuk ishte njoftuar paraprakisht për operacionin.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ishte informuar para sulmit dhe presidenti Donald Trump bisedoi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqësit e Katarit pas ngjarjes. Trump tha se “ndjehet keq” për vendndodhjen e sulmit dhe garantoi Katarin se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet.

Netanyahu nga ana tjetër u shpreh se nuk do të ketë imunitet për drejtuesit e Hamasit, kudo që të ndodhen.

Sulmi ka shkaktuar tension të madh rajonal, duke minuar përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi dhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e negociatave për paqe në Gaza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu