
Sot bëhen 9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare, e cila ia kushtoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve në botë. Më 5 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore gjatë një ceremonie në Vatikan, duke njohur dy mrekullitë e kryera pas vdekjes së saj si prova të shenjtërisë.
Ky shenjtërim “foli’ shqip dhe në shesh ishin me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e shumë vende të tjera. 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.
Në këtë ditë, ka ardhur një mesazh edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Nënë Tereza ishte një grua e shenjtë me trup të vogël dhe shpirtin sa betë bota.
“Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”.
Presidenti Bajram Begaj,teksa vlerëson veprën e shenjtores shiptare, iu jep një mesazh edhe qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit.
“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”, shkruanPresidenti.
Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar gjithashtu Nënë Terezën me rastin e 9 vjetorit të Shenjtërimit të saj. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada e SHBA ka ndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili thotë se shenjtorja shqiptare përfaqësonte më të mirën për secilin prej nesh.
“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh.” – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.”, thuhet në reagim.
Nënë Tereza ka qenë një shembull solidariteti midis popujve për të gjithë botën, duke marrë çmimin Nobel për Paqen dhe duke u shpallur qytetare Nderi e SHBA. Ajo vetë thoshte që ishte shqiptare me origjinë, indiane me shtetësi, por që i përkiste gjithë botës.
Nëna Tereza, e cilësuar nga Vatikani si Shenjtorja e Komunikimit, ka treguar që dialogu është me të vërtet i mundur dhe ajo fliste me të vërtet me të gjithë.
Ajo është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës.
Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta në Indi./shqiptarja