Pas një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë rreth orës 11:00 ndërsa mbajtën fjalimet e tyre.
Ashtu siç edhe në 13 protestat e tjera edhe kjo e sotmja u shoqërua me tensione ndërsa u ndezën flakadanë dhe goma para godinës. Gjithashu gjatë ndezes së zjarrit pati përplasje mes protestueve dhe policëve pasi këta të fundit tentuan të fiknin gomat e ndezura. Gjithashtu gjatë fjalës së tij Këlliçi bëri me dije se protesta e radhës do të mbahet javën tjetër.
Nuk munguan incidentet. Një protestuesi iu rrezikua jeta pasi i mori flakë bluza dhe u desh nderhyrja me uje per ta shpetuar.