
Sarandë – Rreth orës 21:10 të mbrëmjes së sotme, në Ksamil ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti dhe një motomjeti.
Sipas policisë, automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin turk D. T., 30 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga M. S., 29 vjeç, banues në Itali.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.