
Bakteri që shkaktoi vdekjen e dy foshnjave në spitalin e Bolzanos u gjet në kapëset dhe shpërndarësit e sapunit të përdorur për të larë biberonat dhe pjesët e tjera të ushqimit të foshnjave.
Ky është rezultati i parë i hetimeve të kryera nga karabinierët e NAS-it, të cilët po merren me rastin që ka tronditur strukturën shëndetësore në Alto Adige (Itali).
Sipas autoriteteve shëndetësore, foshnjat kishin gjendje të ndërlikuara shëndetësore dhe ishin shumë të ndjeshme, por prania e bakterit Serratia marcescens e përkeqësoi situatën në mënyrë të pakthyeshme. Hetimet tani po përpiqen të zbulojnë si ka mundur të përfundojë bakteri në shpërndarësin e sapunit.