Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh, pasi akuzohen për përfshirje në krime lufte gjatë 1999 në Kosovë.

Sipas RTK-së, njoftimi është dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe, ndërsa vetë ministri Ivica Daçiç ka bërë me dije se dy shqiptarët u arrestuan menjëherë pas shkeljes në territorin e Serbisë.

“Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës ‘UÇK’, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe, J. M., dhe e çuan në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë çdo gjurmë e tij është humbur. J. M. ende figuron si person i zhdukur. Të dyshuarve, me miratimin e prokurorit publik të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime Lufte, u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës do të sillen në prokurorinë kompetente me një kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu