Një instruktore fitnesi dhe personal trainer shqiptare, me banim në Londër, është bërë kryefjala e rrjeteve sociale pasi realizoi me sukses sfidën e famshme të ekuilibrit në TikTok. Në videon që po qarkullon me shpejtësi, influencerja me user Ionn_daci shfaqet në superformë trupore — edhe pse sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Komuniteti i ndjekësve nuk ka kursyer komentet pozitive, duke e shpallur “fituesen e padiskutueshme” të sfidës. Shumë prej tyre e kanë vlerësuar për disiplinën, forcën dhe frymëzimin që u jep grave të reja për një stil jetese aktiv pas lindjes.

“Shembull i gjallë se me përkushtim gjithçka është e mundur,” shkruan një komentues, ti e ke fituar trendin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu