KORÇË- Një automjet i parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në në lagjen nr. 10 në Korçë. Sipas informacioneve autormjeti ishte në pronësi të shtetasit Sterjo Gërmenji.

Makina është djegur pjesërisht ndërsa dyshohet për zjarrrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu