Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Bogdan të Beratit, një ngjarje tragjike ka marrë jetën e një 57-vjeçari. Sipas policisë, shtetasi Th. K., 53 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim goditjen e një kafshe të egër, por nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T.

I lënduari u dërgua me urgjencë në spital, ku për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu