Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e gjerë qytetare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, OVL e UÇK-së ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe solidaritetin e treguar, duke e cilësuar këtë mobilizim si një shembull të jashtëzakonshëm të bashkimit kundër padrejtësisë.

> “Jemi pa fjalë. Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj! Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo. Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht: faleminderit!”, thuhet në deklaratën e organizatës.

 

Mesazhi u përmbyll me thirrjen simbolike që shoqëroi edhe vetë protestën:
“Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot.”

Protesta u organizua në mbështetje të të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe si reagim ndaj, siç u cilësua nga organizatorët, padrejtësive ndaj luftës çlirimtare. Ajo mblodhi veteranë, familjarë dëshmorësh, qytetarë të shumtë dhe figura të ndryshme publike.

> Djali i dëshmorit me fjalim emocional: “Nuk më duhet kjo liri nëse vjen pa bashkëluftëtarët e babait tim”

 

Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërsa jehona e saj vazhdon të reflektojë në rrjetet sociale dhe mediat vendase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu