Punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në aksin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë kanë përfunduar.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e ndërhyrjes për qarkullimin dhe sigurinë rrugore.

“Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore,” – shkroi Rama.

Segmenti Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë është një nyje e rëndësishme për lëvizjen e mjeteve drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe ka një fluks të lartë trafiku, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Investimi përfshiu asfaltimin dhe rifreskimin e sinjalistikës, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e udhëtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu