Një viktimë dhe një i plagosur është bilanci tragjik nga një përleshje me thikë mes të burgosurve në burgun e Koridhalos në Greqi.
Viktima është 35-vjeçari shqiptar Alfons Ndoci, i dënuar për dy vrasje, ndërsa i plagosur mbeti një shqiptar i Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Altin Vokri është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.
Mediat thonë se ka pasur një përleshja në ambjentet e burgut nga nga një grup të dënuarish të cilët nuk kanë dashur të hyjnë në qeli për shkak të vapës. Shkaqet e vërteta të ngjarjes si dhe autorët do të zbulohet nga hetimet e autoriteteve greke.
Alfons Ndoci kishte vrarë një biznesmen në vitin 2017 gjatë një grabitjeje dhe pak më vonë një të moshuar. Një vit më pas ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të dënuar të tjerë. Por arratia e shqiptarit zgjati vetëm pak ditë.
Klan News