
Thethi u bë epiqendra javën e kaluar me prishjen e ndërtimeve të paligjshme, aksion që zgjati më shumë se një javë.
Pas këtij aksioni ku kryeministri Rama e ndoqi me shumë vëmendje, kreu i qeverisë ka publikuar videon më të fundit nga Thethi.
Rama shkruan në rrjetet sociale: “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”.
Për 10 ditë në Theth u shembën rreth 100 objekte të cilësuara pa leje në hapësirën publike, teksa më pas vijoi puna për pastrimin e inerteve