
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se aktualisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin Universitar të Traumës po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 persona të lënduar gjatë protestës, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit zyrtar, në QSUT janë paraqitur 10 protestues. Prej tyre, tre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali sipas këshillës së mjekut.
Aktualisht, katër protestues po trajtohen në Urgjencën e QSUT-së, ndërsa tre të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim gjashtë efektivë policie dhe një protestues. Edhe sipas këtij spitali, të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.






