
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është diagnostikuar me helmim ushqimor dhe do të qëndrojë në pushim në banesë për tre ditët në vijim, njoftoi zyra e tij të dielën.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, 75-vjeçari pritet të vazhdojë drejtimin e punëve të shtetit nga shtëpia gjatë periudhës së rikuperimit.
Sipas burimeve zyrtare, Netanyahu ka nisur të ndihet keq gjatë natës dhe më pas ka kryer një kontroll mjekësor në rezidencën e tij. Dr. Alon Hershko, shef i repartit të mjekësisë së brendshme në Spitalin Universitar Hadassah – Ein Kerem, ka konstatuar se kryeministri vuan nga një inflamacion i zorrëve, i shkaktuar nga konsumimi i ushqimit të prishur.
Në deklaratën e Zyrës së Kryeministrit thuhet gjithashtu se Netanyahu po përjeton dehidratim dhe po merr trajtime intravenoze.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet si e qëndrueshme, ndërsa do të qëndrojë nën mbikëqyrje mjekësore në shtëpi.