
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen “Gurra”, pranë qytetit të Lezhës, ku një automjet tip Volkswagen Golf ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin kur është goditur nga makina. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pikasur në kohë këmbësorin, duke sjellë përplasjen.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.