
Detaje të reja dalin nga vdekja e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e së mërkurës (9 Korrik).
Sipas burimeve, rezultatet e autopsisë tregojnë se Renis Dobra është mbytur, pasi ai ka humbur jetën nga asfiksia.
Ndërkohë plagët në trupin e tij janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit, ku ndodhej i riu në humnerë.
Ekspertiza ndaj të 23-vjeçarit raportohet se po kryhet nga 3 mjekë ligjorë.
Në Liqenin e Shkopetit kanë shkuar ekspertët e kriminalistikës për nxjerrjen e makinës së viktimës nga uji.
Trupi i pajetë i Renisit është gjetur mëngjesin e djeshëm pranë liqenit të Shkopetit nga një banor i zonës.
Viktima ishte denoncuar i zhdukur nga babai i tij në komisariat mbrëmjen e së martës (8 Korrik) pasi kishte humbur kontaktet me të birin.
Ndërkohë mbeten ende mister rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit dhe shkaqet e krimit makabër./Panorama