
Këtë të hënë për dosjen “Partizani” ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, për respektim të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij.
“Ferri afrikan” mbërthen Shqipërinë, Meteorologia: Të mërkurën priten rënie temperaturash
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën detyrim paraqitje, kurse dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie.
Nga porta e SPAK, Berisha tha se i ka lënë një shënim kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, ku i ka theksuar se “Ramaduro” është krimineli më i madh i Shgqipërisë.
“Dedikimi që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo, u la në këtë prokurori”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se ajo që ndodhi në Elbasan javën që lamë pas është një krim i qëllimshëm mjedisor që duhet hetuar dhe ndëshkuar./oranews