Dy turiste në Zambia u vranë nga një elefant të enjten, ndërsa ishin duke bërë një safari në këmbë në një park kombëtar, tha policia, raporton CNN.

Komisioneri i Policisë së Provincës Lindore, Robertson Mweemba, tha se viktimat, 68-vjeçarja Easton Janet Taylor nga Mbretëria e Bashkuar dhe 67-vjeçarja Alison Jean Taylor nga Zelanda e Re, u sulmuan nga një elefant femër.

Policia tha se udhërrëfyesit e safarit që ishin me grupin u përpoqën ta ndalonin elefantin që të sulmonte gratë duke qëlluar drejt tij.

Elefanti u godit dhe u plagos nga të shtënat. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes, udhërrëfyesit nuk ishin në gjendje ta parandalonin sulmin dhe të dyja gratë vdiqën në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar Luangwa Jugor në Zambian lindore, rreth 600 kilometra nga kryeqyteti, Lusaka./vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu