Një moment frike e vërtetë është përjetuar gjatë finales së spektaklit italian “Isola dei Famosi”, mbrëmjen e 2 korrikut 2025. Konkurrentja Loredana Cannata, aktore e njohur italiane, mbeti e bllokuar nën ujë gjatë një prove në të cilën duhej të qëndronte e mbyllur në një kafaz për 90 sekonda.

VIDEO

Sipas mediave italiane, gjatë përpjekjes për të dalë në sipërfaqe, flokët e saj u ngatërruan në një shufër hekuri, duke e penguar të dilte. Situata u bë dramatike, ndërsa në studio u ndie paniku – madje edhe moderatorja Veronica Gentili u shpreh se kishte “humbur 10 vjet jetë nga frika”.

Personeli teknik ndërhyri menjëherë duke u futur në ujë me gërshërë dhe arriti ta çlirojë Loredanën, e cila u nxor në sipërfaqe në kohë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vetë aktorja tregoi se kishte numëruar deri në 40 sekonda, por më pas kishte humbur kontrollin dhe kishte filluar të gëlltiste ujë. “Nuk mund të çlirohesha, mendova se nuk do t’ia dilja,” – deklaroi ajo pas incidentit.

Në dalje nga prova, ajo zbuloi se kishte goditur kokën dhe kishte marrë një hematomë pas koke, por konfirmoi se ndihej mirë fizikisht – edhe pse e tronditur.

Ky incident ka ngjallur reagime të forta në Itali, ku shumë ndjekës kanë ngritur shqetësime për sigurinë e pjesëmarrësve në prova të tilla ekstreme. Disa e kanë krahasuar rastin me incidentin e Mercedesz Henger në vitin 2016, duke kërkuar që të merren masa për të shmangur rrezikimin e jetës së konkurrentëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu