Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka goditur një grup kriminal të akuzuar për trafik droge.

 


Në pranga kanë rënë 11 persona, mes tyre 3 shqiptarë. Sipas mediave greke, grupi importonte drogë përmes lëkurëve të kafshëve nga Amerika Latine në Greqi.


Më pas, lëkurët përpunoheshin në një “fabrikë” e cila ndodhej brenda një shtëpie në periferi të Pikermi.

Nga hetimet fillestare rezulton se lëkurët e kafshëve mbërrinin me kontejnerë nga Amerika Latine në Greqi.

Pasi kokaina nxirrej nga lëkurët trafikohej në Greqi dhe jashtë vendit.

Operacioni po vazhdon për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit. Midis të arrestuarve është një person me njohuri në fushën e kimisë. /vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu