
Socialistja Zegjine Çaushi rrezikoi që të mos ishte në shtator deputete në Kuvendit e Shqipërisë.
Rinumërimi i një dite më parë në qarkun e Fierit bëri që të humbte mandatin për 10 vota në dëm të Maldrita Bardhos.
Por pasi përfundoi procesi i rinumërimit dhe opozita nisi festën përmes rrjeteve sociale për humbjen e Zegjinesë, Bardho vendosi që të mos pranojë mandatin e deputetit dhe t’ia lërë atë Zegjinesë.
Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Erion Braçe.
Deputeti socialist ka zgjedhur ironinë për të komentuar atë se çfarë ndodhi dje.
Ai ka publikuar një kolazh me tre foto të vetat, ku fillimisht shfaqet i tensionuar, më pas duke buzëqeshur dhe në fund duke qeshur me të madhe.
Krah fotove ai shkruan: “E gjithë dita”, duke ironizuar kështu opozitën dhe të gjithë ata që festuan për humbjen e mandatit të Zegjine Çaushit.