Sizmologu Edmond Dushi ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të komentuar mbi aktivitetin sizmik në vend. Dy ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4.4 goditi Tiranën, ndërsa sot janë ndjerë edhe dy pasgoditje me intensitet më të ulët.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti i sotëm, me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter, kishte epiqendrën në zonën e Fushë-Krujës.

Duke iu referuar historikut të tërmeteve në vend, sizmologu Dushi u shpreh se pasgoditjet pritet të zgjasin rreth 18–20 ditë pas goditjes kryesore.

“Statistikat që kemi në dispozicion, të mbledhura në të gjithë territorin, tregojnë se seritë sizmike në zonat perëndimore zgjasin më shumë sesa ato në zonat qendrore. Kjo nënkupton që pritet një zgjatje e aktivitetit aktual sizmik. Pa nxitur panik, në bazë të të dhënave të deritanishme, llogaritjet tona tregojnë se pasgoditjet mund të vijojnë deri rreth datës 12–14 korrik,” – theksoi sizmologu.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu