Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt pyllit të dendur dhe objekteve përreth.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, teksa pushuesit po largohen me shpejtësi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu