Tiranë, 10 qershor 2025 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të një urdhri të lëshuar nga prokurori Elvin Gokaj. Thirrja ka ardhur në kuadër të procedimit penal nr. 193, të vitit 2024, ku Berisha është thirrur për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Sipas urdhrit zyrtar, Berisha u thirr për deklaratat e tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka, të cilën ai e ka përmendur publikisht në disa dalje mediatike, duke e akuzuar për lidhje të dyshimta dhe konflikt interesi.

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha ka reaguar me tone të ashpra duke e cilësuar thirrjen si politike dhe të motivuar nga Kryeministri Edi Rama dhe Altin Tropolini.

“U thirra me firmë të Altin Troplinit, ishte shumë i shqetësuar gjer në palcë se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse ka pasur bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Pyetje e kam unë! Familjarja e Edi Ramës, se janë shoqe me Lindën (Rama),” – deklaroi Berisha për mediat.

Ai vijoi më tej duke theksuar se nuk ka ofenduar askënd, por ka bërë pyetje publike si kryetar i opozitës. “Irena me pesë mbiemra e ka marrë këtë si fyerje. Por ishte pjesë e ushtrimit të funksionit tim si kryetar i opozitës. Nëse nuk do të kishte asgjë për të fshehur, do t’i ishte përgjigjur pyetjes.

Është një person që e ka vendin në burg. E nxitur nga Rama dhe Altin Troplini, ka ngritur padi për “fyerje”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu