Partia e Lirisë ka kontestuar rezultatin e 11 majit në Bashkinë e Kavajës. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka depozituar kërkesën zyrtare në KQZ për rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë.

Kërkesa e firmosur nga Blushi vjen pas dyshimeve për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.

“Të rinumërohen të gjitha fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”-shkruhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu