Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale të Lezhës. Viktima, Pjetër Kaza, u zbulua pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja e tij, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

 

Pjetër Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe, sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate.

Pjetër Kaza, 57 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale, Lezhë. Dyshohet për gjakmarrje. Policia ka nisur hetimet.
Pjetër Kaza, 57 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale, Lezhë. Dyshohet për gjakmarrje. Policia ka nisur hetimet.

Dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, i cili ka zanafillën në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shefit të krimeve në qytetin e Rrëshenit.

 

Ndue Kaza u vra më 7 janar të vitit 1994 në mes të qytetit të Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas krimit. Tre vite më vonë, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës Pjetër, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.

 

Konflikti nuk u mbyll me kaq. Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel, ku autorët e goditën disa herë në kokë dhe në kraharor.

 

Pjetër Kaza është viktima e tretë nga familja Kaza në kuadër të këtij konflikti, i cili duket se vazhdon prej më shumë se tri dekadash. Hetimet e prokurorisë janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes, ndërsa policia po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu