Ndryshime në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Alma Cani largohet nga posti i drejtoreshës së përgjithshme të QSUT-së, ndërsa në vend të saj pritet të emërohet mjekja pediatre onkohematologe, Donjeta Bali.

Burime për AIA.AL bëjnë me dije se të enjten do të zhvillohet prezantimi zyrtar i drejtoreshës së re para stafit drejtues të QSUT-së.

Donjeta Bali ka më shumë se 20 vite përvojë në QSUT dhe është një nga figurat më të njohura në fushën e pediatrisë së specializuar, me fokus në onkohematologjinë pediatrike dhe sëmundjet e rralla. Ajo njihet për kontributin e saj të vazhdueshëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët me patologji të ndërlikuara.

Ndërkohë, Alma Cani, e cila më herët ka drejtuar reanimacionin në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ishte emëruar në krye të QSUT-së më 25 mars 2024 dhe qëndroi në këtë detyrë për afro 14 muaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu