
Një revoltë e papritur ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit, ku disa të burgosur shqiptarë dhe gjeorgjianë kanë refuzuar të kthehen në qelitë e tyre. Si shenjë proteste, ata i vunë flakën dyshekëve dhe disa objekteve të tjera brenda sektorëve E dhe Z, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje emergjente.
Zjarri u vu nën kontroll pas një kohe të shkurtër nga shërbimet zjarrfikëse, ndërsa drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë ndodhen aktualisht në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të biseduar me të burgosurit.
Sipas mediave greke, incidenti lidhet me pakënaqësinë e të dënuarve për një kontroll të fundit në qeli, gjatë të cilit u sekuestruan disa telefona celularë. Të burgosurit ndodhen në sektorët A dhe Z, aty ku nisi edhe përplasja. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar organizatorët e rebelimit dhe për të vlerësuar masat e mëtejshme disiplinore.