Ka nisur me Lezhën numërimi i votave të Greqisë në Parkun Olimpik. Procesi po ndiqet nga dretuesi politik i PD për këtë qark, Agron Gjekmarkaj nga kampi blu dhe nga drejtuesi politik i PS për diasporën Taulant Balla i cili nuk largohet nga salla e parkut olimpik që prej fillimit të numërimit mbrëmjen e zgjedhjeve të 11 majit. Votat e Greqisë mund të përmbysin rezultati dhe mandati i fundit i PD t’i shkojë PS.

Azmir Dulevic, kandidat për qarkun Fier nga Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ po ndjek nga afër procesin sepse sot ka nisur edhe numërimi i votave preferenciale nga diaspora.

Janë rreth 54 mijë vota të mbërritura me zarfe nga fqinji jugor të cilat u hoqën mënjanë nga KQZ, pasi u kontestuan nga PD dhe pas një jave të gjatë me vendime nga kryekomisioneri Celibashi, KAS dhe Kolegji Zgjedhor më në fund po numërohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu