Në Shtetet e Bashkuara, tre persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën gjatw të shtënave në dyqanin ushqimor Mad Butcher në Fordyce, Arkansas. Mes të plagosurve, asnjë prej të cilëve nuk është në rrezik për jetën, janë dy policë dhe vrasësi që u arrestua. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë falënderoi “oficerët e zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre duke u përballur me të dyshuarin dhe duke e arrestuar atë”.