Agron Shehaj i bëri thirrje shqiptarëve që të dielën e 11 Majit, të dalin në votime dhe të zgjedhin të ardhmen, duke braktisur politikën e korrupsionit dhe përqafimin e një politike që Shqipërinë e sheh të rritet përmes punës së ndershme.
Shehaj nënvizoi në fjalën e tij se me votën e tyre të dielën shqiptarët kanë shansin e artë për të ndryshuar Shqipërinë, dhe për të zgjedhur një alternativë politike që iu heq qytetarëve shtetin nga kurrizi, për më pak burokraci dhe sukses përmes punës së ndershme.
“Mund të vazhdojmë me një shtet të fryrë që sjell korrupsion, nepotizëm, pengesa dhe burokraci për biznesin, ose mund të fillojmë t’i heqim shtetin nga kurrizi njerëzve që kërkojnë t’ia dalin me punë të ndershme.
Mund të vazhdojmë me politikanë që në Parlament përfaqësojnë vetëm interesin e tyre, ose mund të zgjedhim Mundësinë, që përfaqëson shqiptarët e zakonshëm.
Koha për ndryshim është tani, Jo pas katër vitesh, por tani. Kurrë më pare nuk kemi qene kaq afer ndryshimit. Siç e vertetojne te gjithe sondazhet dhe mbeshtetja e qytetareve ne terren, ky eshte shansi i arte per te ndryshuar Shqiperine”, theksoi Shehaj.
Partia Mundësia mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit në Pallatin e Kongreseve. Mundësia mban numrin 10 në fletën e votimit.
Pjesë nga fjala e Agron Shehaj:
Të dashur miq, sot jemi në një udhëkryq. Të dielën do të zgjedhim të ardhmen.
Mund të vazhdojmë me politikën e së shkuarës, ose mund të zgjedhim të shohim drejt të ardhmes.
Mund të vazhdojmë me politikën e korrupsionit, ose mund të fillojmë të ndërtojmë një Shqipëri që rritet përmes punës së ndershme.
Mund të vazhdojmë me një shtet të fryrë që sjell korrupsion, nepotizëm, pengesa dhe burokraci për biznesin, ose mund të fillojmë t’i heqim shtetin nga kurrizi njerëzve që kërkojnë t’ia dalin me punë të ndershme.
Mund të vazhdojmë me politikanë që në Parlament përfaqësojnë vetëm interesin e tyre, ose mund të zgjedhim Mundësinë, që përfaqëson shqiptarët e zakonshëm.
Koha për ndryshim është tani, Jo pas katër vitesh, por tani. Kurrë më pare nuk kemi qene kaq afer ndryshimit. Siç e vertetojne te gjithe sondazhet dhe mbeshtetja e qytetareve ne terren, ky eshte shansi i arte per te ndryshuar Shqiperine.
Le të votojmë të gjithë për numrin 10, votoni për Partinë Mundësia. Shqipëria ka nevojë për ju.
Ne mund t’ia dalim.
Ne do t’ia dalim.
Le t’i japim Shqipërisë një të ardhme më të mirë!
Rroftë Shqipëria! Rrofshin shqiptarët e ndershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu