8 Maji shënon ditën e fundit për votuesit shqiptarë jashtë vendit që të hedhin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ata që ende nuk kanë marrë zarfin me materialet zgjedhore, duhet të paraqiten brenda ditës së sotme në zyrën postare më të afërt për ta tërhequr dhe për ta dorëzuar menjëherë. Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve të mos presin më postierin, por të shkojnë vetë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në votim.

“Ju lutem, zarfat dorëzojini te pikat përkatëse të postës së DHL. Mos prisni, dorëzojini. Mos i lini për në momentin e fundit, ka akoma edhe pak kohë”, tha Kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu