
Kryeministri Edi Rama mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët në Berat.
Rama në fjalën e tij u shpreh se PS-ja është mundësia më e mirë që kanë shqiptarët për të zgjedhur.
Ai shton se PS nuk është parti ëngjësh, por populli e mbështet, pasi duke mbështetur PS-në mbështet vetveten.
“Kur ju hapni TVv në mbrëmje shikoni sondazhet e pavarura që thonë njëzëri se PS ka shumicën e popullit shqiptar, patakseni kur dëgjoni komentatorët e kënetës që habiten si ka mundësi që ky popull në shumicë mbështesin PS, si ka mundësi që në shumicë mendojnë se në 2 vitet e ardhshme ekonomia është më mirë. Shpjegimi i tyre që populli qenka sëmurë, qenka blerë, paskan frikë.
Do duhet të përjetojnë shijen e hidhur të humbjes së merituar. Populli do mbështesë vetveten duke mbështetur PS. PS nuk ka rënë nga qielli. Nuk është një parti ëngjësh, një parti shqiptarësh që mund të mos jetë më e mira, por më mirë se PS nuk ka. PS nuk është e keqja më e vogël, është e mira më e madhe që shqiptarët mund të zgjedhin”, tha Rama. /Tema